Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

A do të garojë përballë Berishës në Prill? Ja si përgjigjet Ervin Salianji!

A do të garojë përballë Berishës në Prill? Ja si

Me afrimin e zgjedhjeve për kreun e Partisë Demokratike në pranverë, pyetja e pashmangshme për Ervin Salianjin ishte nëse ai do të garojë përballë Sali Berishës. Salianji zgjodhi të mos shfaqë hapur ambicien në këtë fazë, duke e cilësuar këtë si një moment reflektimi dhe dëgjimi të bazës.

'Ky nuk është momenti për të shfaqur ambicie personale, por për të diskutuar parimet', tha ai. Megjithatë, ai la të hapur çdo mundësi, duke premtuar se pas përfundimit të turit të takimeve dhe hartimit të një dokumenti strategjik, do të flasë hapur për pozicionin e tij.

Ai theksoi rëndësinë e statutit të partisë, ku përcaktohet se kryetari që humb zgjedhjet duhet të largohet, një mesazh i qartë për lidershipin aktual pas humbjes së zgjedhjeve lokale.

Salianji kërkoi që çdo demokrat të tërhiqet nga egot personale për të mirën e përbashkët, që është bashkimi dhe fitorja e PD-së./dritare.net