Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

5 qytete shqiptare që do t’ju rrëmbejnë zemrën!

5 qytete shqiptare që do t’ju rrëmbejnë zemrën!

Shqipëria vijon të tërheqë vëmendjen e faqeve të njohura të turizmit në rrjetet sociale.
Një prej faqeve të mëdha të udhëtimeve në Instagram “Europexplores” ka publikuar një listë me titullin “5 qytete shqiptare që do t’ju rrëmbejnë zemrën”, duke promovuar disa nga destinacionet më të bukura të vendit.

Në këtë listë përfshihen:

Tirana, e përshkruar si një kryeqytet plot jetë, ku ndërthuren historia, kultura dhe jeta moderne, me pika të njohura si Muzeu Historik Kombëtar dhe Sheshi Skënderbej.

Shkodra, një nga qytetet më historike të Shqipërisë, e njohur për Kalanë e Rozafës dhe pamjet panoramike mbi liqenin.

Vlora, e vlerësuar për bregdetin e bukur dhe rëndësinë historike si qyteti i Pavarësisë, si edhe për atraksione si Manastiri i Zvërnecit.

Saranda, e cilësuar si një nga destinacionet më tërheqëse bregdetare, pranë Parkut Kombëtar të Butrintit, pjesë e trashëgimisë së UNESCO-s.

Gjirokastra, e njohur për arkitekturën karakteristike me shtëpitë prej guri dhe kalanë madhështore që dominon qytetin./ dritare.net