
Sot shënohet 30-vjetori i një prej tragjedive më të rënda të shekullit të 20-të në Evropë, gjenocidi i Srebrenicës, ku mbi 8,000 burra dhe djem boshnjakë u vranë në korrik të vitit 1995 gjatë luftës në Bosnje dhe Hercegovinë.
Ky akt kriminal, i njohur nga Gjykata Ndërkombëtare për Krimet e Luftës si gjenocid, përbën një plagë të thellë për njerëzimin dhe një paralajmërim të përhershëm kundër urrejtjes dhe ekstremizmit etnik.
Në mbarë botën, por edhe në Ballkan, po zhvillohen ceremoni përkujtimore dhe aktivitete edukative për të kujtuar viktimat dhe për të rritur ndërgjegjësimin mbi rëndësinë e paqes dhe pajtimit.
Liderët botërorë dhe organizatat ndërkombëtare kanë theksuar rëndësinë e drejtësisë dhe dënimit të përgjegjësve, duke nënvizuar se kujtesa e kësaj ngjarjeje duhet të shërbejë si themel për ndërtimin e një të ardhmeje paqësore dhe gjithëpërfshirëse./K.C/dritare.net

















