
Në Romë u zhvilluan sot ceremoni dhe marshime me rastin e 25 Prillit – Ditës së Çlirimit të Italia, ku u përkujtua 81-vjetori i çlirimit nga nazifashizmi.
Në ceremoni morën pjesë autoritetet më të larta shtetërore, përfshirë Presidentin e Republikës. Në të gjithë vendin, 25 Prilli u shënua si një ditë reflektimi dhe nderimi për sakrificat e luftës për liri, duke mbledhur në rrugë mijëra qytetarë në aktivitete përkujtimore dhe festive.
Në këtë ditë po risjellim këtë fjalim të vyer të Luciano Zignani, i cili foli për luftën, rrugën drejt paqes dhe mbi të gjitha për mënyrën se si ajo duhet ruajtur.
Zignani theksoi se ka jetuar 85 vite në paqe dhe se kjo është arritur falë fundit të luftërave mes popujve europianë dhe lindjes së një Europe të bashkuar.
“Unë jam 85 vjeç dhe kam jetuar 85 vjet në paqe. Sepse kur popujt e Evropës pushuan së luftuari me njëri-tjetrin, erdhi paqja. Lindi Evropa dhe ky është i vetmi hap i madh që është bërë në historinë e Evropës. Ju them të gjithëve ju fëmijë, që te mos harroni se paqja vjen kur ndalojmë së qeni arrogante. Fatkeqësisht, sot jetojmë në një botë shume arrogante. Kujdes nga kjo botë dhe mbështetuni te Evropa!
Bëjeni Evropën më të mirë! Evropa është ende e brishtë. Evropa është e paplotë, por është shpëtimi i vetëm i popujve evropianë, në mënyrë që t'ju garantojmë juve, edhe 90 vite te tjera paqeje! Rroftë 25 Prilli! Luciano Zignani, në Ditën e Çlirimet të Italisë”.
Dritare TV sjell së shpejti për publikun dokumentarin më të rëndësishëm kushtuar historisë italo-shqiptare. Dokumentari rrëfen se si shqiptarët shpëtuan mijëra ushtarë italianë gjatë periudhës së pushtimit nazist, duke i strehuar në shtëpitë e tyre dhe duke i ndihmuar të kthehen gjallë në Itali. Kjo histori konsiderohet një nga shembujt më të jashtëzakonshëm të humanizmit dhe solidaritetit gjatë Luftës së Dytë Botërore. Së shpejti në Dritare TV!/L.F-dritare.net