Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Viktima civile nga raketat ruse që godasin Kievin!

Viktima civile nga raketat ruse që godasin Kievin!

Qyteti Zhytomyr pak kilometra në perëndim të Kievit është goditur nga dy sulme ajrore. Sipas BBC, dy persona kanë ndërruar jetë mes tyre një fëmijë, dhe tre të tjerë janë plagosur.

Sipas Shërbimit Shtetëror të Emergjencave të Ukrainës, shumë qytetarë kanë mbetur nënë rrënoja, ndërsa numri i të vdekurve mund të rritet. Nga sulmi janë dëmtuar të paktën 10 shtëpi dhe një spital. Siç shihet në pamje te publikuara qytetarët ukrainas ndodhen pranë rrënojave që shkaktoi sulmi rus. Edhe Kharkivi është sulmuar nga rusët, të cilët goditën një spital ushtarak të qytetit.

Presidenti i SHBA, Joe Biden teksa e quajti Presidentin rus Vladimir Putin një diktator, theksoi se ai është fajtori i vetëm për sulmet në Ukrainë dhe këtë do ta paguajë shtrenjt për një kohë të gjatë. Megjithatë, Biden përsëri theksoi se SHBA nuk do të dërgojë trupa për t'u angazhuar me rusët në Ukrainë./M.T/dritare.net