Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Nga viti i ardhshëm librat për klasën e I deri IV falas, PD e quan plagjiaturë

Nga viti i ardhshëm librat për klasën e I deri IV falas, PD e
Duke filluar nga viti i ardhshëm të gjithë nxënësit e klasave të I deri në të IV do të përfitojnë tekste shkollore falas.

240 mijë fëmijë, 100 mijë prej të cilët vijnë nga kategoritë të veçanta, do të përfitojnë libra falas nga klasa e parë në të katërtën.

Ministrja Nikolla gjatë diskutimeve të buxhetit detajoi projektin që ka për qëllim lehtësimin barrës financiare të familjeve.

“ 140 mijë fëmijë do të përfitojnë tekste falas, do të fillojmë me zbatimin në arsimin fillor bazë pa hequr. Atëherë 240 mijë, 100 mijë lidhen me ata të kategorive të veçantë të cilët ne do të vijojmë ti mbështesim. Por ju referova atyre që lidhen me arsimin fillor bazë. “tha Nikolla.

Nga ana tjetër përfaqësuesja e PD Albana Vokshi e ka quajtur këtë gjë një plagjiaturë.

“Do të doja gjithashtu që të na shpjegoni se çfarë halli i madh ju ka zënë që po bëni plagjiaturë me programin e PD? Çfarë halli i madh ju ka zënë moj zonja Ministre që tani po futni në mënyrën më injorante, më inkopetente një fjali aty për tekste falas? Këtu ju ka mbetur, të vidhni dhe iniciativat ligjorë të PD? Na e shpjegoni një çikë edhe këtë se mirë që e keni futur por e keni futur krejt gabim dhe pa bërë as ndryshimet ligjore. “,-tha Vokshi./ I.M-Dritare.net