Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Aksident në Lushnjë/ Humbin jetën shoferi dhe pasagjerja

Aksident në Lushnjë/ Humbin jetën shoferi dhe pasagjerja

Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin rrugor Fier-Lushnjë, gjatë mesnatës. Mjeti tip "Benz" i cili drejtohej nga shtetasi E.Gj, 29 vjeç, u përplas me një tjetër mjet, i cili drejtohej nga shtetasi I.T, 64 vjeç, banues në Rrapëz, Lushnjë. Si pasojë kanë ndërruar jetë du persona, I.T dhe pasagjerja që ndodhej me të në mjet, identiteti i së cilës nuk dihet ende. Policia ka shoqëruar shtetasin E.Gj dhe po kryen veprimet proceduriale për arrestimin e tij. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarje./L.F-dritare.net