Na ndiqni edhe në

Modë

Ndaloni menjëherë. Ja çfarë nuk duhet të bëni gjatë depilimit me brisk!

Ndaloni menjëherë. Ja çfarë nuk duhet të bëni
Depilimi i këmbëve me brisk ju merr një kohë të konsiderueshme dhe tashmë ju që jeni praktikuese të rregullta ia keni marrë dorën. Por fakti që e bëni këtë procedurë shumë vite me radhë, nuk do të thotë patjetër që e bëni në mënyrën e duhur. Gjithmonë ka mundësi përmirësimi. Disa këshilla të vogla që do të gjeni më poshtë do ju ndihmojnë që depilimi i këmbëve të jetë sa i thjeshtë, aq edhe i suksesshëm.

Ja cilat janë 5 gabimet që bëni dhe që duhet të korrigjoni, sipas dermatologëve.

Nuk e ndërroni shpesh briskun

Vërtet keni menduar ndonjëherë se sa shpesh duhet ndryshuar brisku? Brisku i depilimit duhet ndryshuar dy herë në javë.

Nuk janë të gjithë brisqet njësoj

Specialistët theksojnë se cilësia e brisqeve është shumë e rëndësishme. Ndaj duhet të zgjidhni briskun që i përshatet qimes dhe lëkurës, duke shmangur brisqet njëpërdorimshme apo ato me brisk të hollë.

Drejtimi i gabuar

Shumica e femrave mendojnë se përdorimi i briskut në drejtimin e kundërt të atij që rriten qimet ka rezultat më të mirë. Por sipas dermatologëve, ky është gabimi më i madh që ato bëjnë. Nuk duhet të këmbëngulni në të njëjtin vend vazhdimisht.

Momenti i gabuar

Depilimi i suksesshëm, do ujë të nxehtë. Mos i depiloni këmbët në momentin që hyni në dush. Procedurën e depilimit lëreni për në fund, pasi uji i nxehtë të ketë hapur poret e lëkurës. Qimet do të jenë më të buta.

Depilim i thatë

Zakonisht në nxitim e sipër, femrat preferojnë ta përdorin briskun shpejt e shpejt, kur këmbët janë të thata. Kjo është mënyra më katastrofike. Specialistët rekomandojnë përdorimin e një xhel-i ose shkumë rroje, për të shmangur irritimet e lëkurës dhe prerjet.