Na ndiqni edhe në

Moti

Si do të jetë moti sot, ditën e votimeve!

Si do të jetë moti sot, ditën e votimeve!

Dita e sotme parashikohet të jetë me mot me vranësira dhe intervale të shkurtëra kthjellimesh. Reshjet e shiut pritet të jenë prezente që në orët e para të 24-orëshit në pjesën më të madhe të vendit. Reshjet pritet të mbeten prezente të herëpasherëshme gjatë ditës me intensitet të ulët deri mesatar.

Era do të jetë nga kuadrati i jugut me shpejtësi mesatare deri në 8m/sek, e cila hera-herë kryesisht ditën e dielë pritet të fitojë shpejtësi deri në 20-25m/sek kryesisht përgjatë zonave luginore dhe brigjeve detare në jug të vendit.
Deti pritet të jetë i forcës 4-6 ballë kryesisht ditën e dielë./K.C/dritare.net