
Kthjellime dhe ulje e lehtë e temperaturave, ja moti sot!
E Enjte 4 Maj 2023, 08:08
Dritare.net
Moti sot në vend do të jetë i karakterizuar nga kthjellime dhe vranësira mesatare të pasuara nga reshje shiu lokale në mesdite në zonat malore dhe zonat kodrinore. Temperaturat minimale do të luhaten 5- 12 gradë, temperaturat maksimale parashikohen me rënie 11 -15°C ne veri , 18 -22°C ne zonën e ulët dhe zonat pranë bregdetit.
Era do të jetë me drejtim Veri-Perëndim me shpejtësi 8 m/sek dhe dallgëzim te forcës 3 -4 balle në det të hapur./M.T/dritare.net

















