Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Monika Kryemadhi: Në vend të kanabisit mbillni shafran!

Monika Kryemadhi: Në vend të kanabisit mbillni shafran!
Deputetja e LSI Monika Kryemadhi dhe njëherësh bashkëshortja e kreut të Kuvendit Ilir Meta zhvilloi një takim me banorët e Elbasanit, ku hodhi idenë sesi njerëzit duhet të largohen nga kultivimi i kanabisit. Kryemadhi propozoi që qeveria të mbështesë mbjelljen e bimës së shafranit. Sipas saj, nëse qeveria do të subvenciononte shafranin do i largonte kështu njerëzit nga mbjellja e paligjshme e kanabisit.

“I bëj thirrje gjithë qytetarëve që të shkojmë sa më shumë drejt kultivimit të bimëve që do të përmirësojnë dukshëm dhe jetesën e qytetarëve. Dhe jemi në zonën ku duhet të mbillet shafran. Përveçse luftojmë kundër kultivimit të kanabisit largojmë njerëzit nga mentaliteti në shërbim të kësaj bime të krimit të organizuar por kultivojmë ndërkohë produkte tejet elitare. Është një zonë kjo e Dumresë, Cërrikut, Peqinit e Gramshit që është shumë e mirë për kultivimin e shafranit. Ndihmon në biznese familjare por edhe në punësimin e madh të grave”, është shprehur Kryemadhi

Bima e shafranit, e njohur edhe si “Ari i Kuq” kushton rreth 65 dollarë për gramë, dhe mund të jetë më i kushtueshëm se metali i çmuar e kësisoj, sjell fitime më të mëdha edhe se kanabisi e çdo bimë tjetër.