Na ndiqni edhe në

Editorial

Aksidenti/ Mira Kazhani me lot në sy: Lutem për shëndetin e atij djali!

Aksidenti/ Mira Kazhani me lot në sy: Lutem për shëndetin e atij
Gazetarja, Mira Kazhani, e ftuar në "Dritare me Rudinën", në News 24 ka folur për aksidentin e rëndë ku u përfshi pak javë më parë. E pyetur nga gazetarja, Rudina Xhunga sesi është gjendja e djalit që u aksidentua nga gazetarja, Kazhani ka thënë se, e ka kapërcyer rrezikun e madh dhe ka dalë nga reanimacioni.

E prekur nga aksidenti, Kazhani thotë se, ishte një ngjarje e rëndë dhe se është lutur vetëm për shëndetin e atij djali.

"Djali e ka kapërcyer momentin e krizës me jetën, sigurisht do i duhet kohë për rikuperimin e plotë. Nuk e kisha parashikuar që do më pyesje. Duhet të jemi gati për tu përballur dhe me fatkeqësitë si e imja. Është një ngjarje e rëndë që s’do ia uroj as armikut. jam lutur shumë për shëndetin e atij djali, është shumë i ri, është shumë i vogël, nuk është si gjithë të tjerët as si unë, as si vajza jote. E kam përjetuar si gazetare, si vajze, është një gjë që ende më prek. Sulmet dhe spektakli i fotoshopeve i atyre që iu ka ngecur ora shumë mbrapa nuk më ka prekur se kisha një shqetësim të rëndësishëm, që ishte jeta e atij djali. Nuk ka rëndësi nëse ka apo jo faj. Ishte e premte kur e pashë djalin me drejtorin e spitalit, ishte tamam e premte. Kam nisur të besoj.",- tha Kazhani./K.C/dritare.net