Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Ministri Xhafaj në Shkodër: Merrni masa shtesë për parandalimin e aksidenteve rrugore

Ministri Xhafaj në Shkodër: Merrni masa shtesë për
Ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj gjatë një takimi pune me strukturat e Policisë Vendore Shkodër ngriti problemin e numrit të lartë të aksidenteve rrugore.

“Ajo që kërkoj janë masat shtesë për parandalimin e aksidenteve rrugore dhe menaxhimin e trafikut të rënduar për shkak të sezonit veror dhe në Pikat e Kalimit Kufitar”, u shpreh ministri Xhafaj.

Ndërsa Drejtori Vendor i Policisë Vehbi Bushati tha se situata e kriminalitetit në qark është nën kontroll dhe ka ulje me 10% krahasuar me 1 vit më parë.

“Janë kryer disa operacione dhe ndërhyrje në kohë të policisë për parandalimin e ngjarjeve me pasoja. Kemi marrë disa masa për sezonin turistik, u ngrit stacioni i Thethit. Ndërkohë kemi ulje të ndjeshme të rasteve të kultivimit të kanabisit”, u shpreh Bushati.V.D/Dritare.net/