Metamorfoza 2/ SPAK mbyll hetimet ndaj Ervis Martinajt dhe 8 të tjerëve, dosja kalon në GJKKO për gjykim
Dritare.net

SPAK mbyll hetimet për fraksionin e dosjes “Metamorfoza”, 9 të pandehur dërgohen në GJKKO
Prokuroria e Posaçme ka përfunduar hetimet për fraksionin e ndarë të dosjes “Metamorfoza”, duke dërguar në Gjykatën e Posaçme 9 të pandehur. Mes tyre janë Ervis Martinaj, Denis Bajri, Klaodor Hakaj, Prekë Kodra, Aleks Ndreka, Bardhyl Mavraj, Eljon Hato, Arsad Bashli dhe Nuredin Dumani.
Të pandehurit akuzohen për vrasje me paramendim në kuadër të grupit të strukturuar kriminal, pjesëmarrje në grup të strukturuar kriminal, sigurim të kushteve dhe mjeteve për kryerjen e vrasjeve, si edhe mbajtje pa leje të armëve dhe municioneve.
Dosja tashmë ndodhet në GJKKO, ku pritet të hidhet shorti për caktimin e gjyqtarit që do të shqyrtojë kërkesën e SPAK për kalimin e çështjes në gjyq. Nga 9 të pandehurit, vetëm Aleks Ndreka, i njohur si “Leksi i Druve”, dhe Denis Bajri ndodhen në arrest, ndërsa të tjerët janë hetuar në mungesë, pasi masat e sigurisë ndaj tyre nuk janë ekzekutuar./K.C/dritare.net