Na ndiqni edhe në

Arkiv

Meta i kërkoi të dorëhiqej/ Rama: Etilda Gjonaj e vendosur ta çojë punën para

Meta i kërkoi të dorëhiqej/ Rama: Etilda Gjonaj e vendosur ta
Në fjalën e tij në ditën e dytë të Kongresit të PS-së, kryeministri i vendit, Edi Rama i ka dalë në mbrojtje ministres së Drejtësisë, Etilda Gjonaj, pasi kreu i shtetit, Ilir Meta kërkoi që ajo të dorëhiqej. Rama tha se, Gjonaj dhe gra të tjera si ajo janë të vendosura ta çojnë punën përpara.

 “Kulmi i kulmeve, ne vendosim që në organizata të kemi një bashkëkryetare grua dhe akoma sot nuk e kemi. Një thirrje për gratë…Po e latë këtë në dorë të kryesisë së PS, në dorë të deputetëve dhe të shefave nuk do bëhet kurrë. Refuzoni çdo kryetar organizate që nuk pranon, denoncojini, shkatërrojini fare. Një mundësi reale që të shtojmë forcën tonë, janë gratë. Se burrat atë patën për të bërë e kanë bërë. Janë gratë, vetëm ato. Nëse ka një arsye madhore për të qenë krenar për PS, që s’do të mund ta zëvendësonte dot. Sot jemi në 5 vendet e para të botës për barazi gjinore në qeverisje. Ka shumë profesorë, ideolog, ka dhe shumë brenda nesh, brenda rrethit të shefave që thonë se këto gra i kemi me nivel të ulët teknik, që janë pak politike, por po them se është mënyrë e gabuar për të parë se çfarë janë ministrat dhe çfarë duhet të bëjnë ato. Ministrja e Drejtësisë mund të jetë e urtë e teknike, sot e patë këtu. Siç patë ministren e Drejtësisë, do shikoni dhe më shumë gra që të marrin më shumë forcë falë faktit që dinë ta thonë dhe dinë se sa luftojnë, dhe janë të vendosura që t’i vazhdojnë para punët e tyre.”, tha Rama./K.C/dritare.net