
Mediu: Presidenti Meta vlerësoi kërkesat tona
Dritare.net

Mediu tha se Presidenti kishte vlerësuar kërkesat e tyre, duke shtuar se Meta do të ndërmarrë veprimet e veta për diskutim me palët e tjera politike.
“Dua të falënderoj Presidentin për një diskutim shumë të hapur në raport me shqetësimin tonë. Duhet të parandalojmë që vendi të shkojë në një konflikt. Duhet të lexojmë qartë dhe mesazhet e ardhura nga Berlini. Presidenti ka bërë gjithçka që pushtetit gjyqësor t’i shërbejë qytetarëve shqiptarë dhe ka ndërmarrë iniciativa dhe me maxhorancën dhe opozitën në mënyrë që zgjedhjet të jenë sa më gjithëpërfshirëse e kushtetuese.
Presidenti vlerësoi kërkesën e partive tona. Në vlerësim të kërkesës sonë do të ndërmarrë veprimet e veta edhe për diskutim me palët e tjera politike. Mendoj që presidenti i republikës jo vetëm është në një valë shqetësimi për situatën në vend po ka dhe angazhim me palët për t’iu përgjigjur situatës”, tha Mediu./E.B-dritare.net

















