Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Mediat zviceriane: Mafia shqiptare në Zvicër merr në dorë trafikun e të gjitha llojeve të drogës 

Mediat zviceriane: Mafia shqiptare në Zvicër merr në

“Mafia shqiptare në Zvicër merr në dorë trafikun e të gjitha llojeve të drogës” (“La mafia albanaise règne sur toutesles drogues“). Me këtë titull ka nisur shkrimi në faqen e parë të gazetës zviceriane “Le Matin Dimanche”.

Sipas kësaj gazete, shpërndarja e trafikut të drogës ka ndryshuar në tregun e Zvicrës. Si heroina, kokaina ashtu dhe kanabisi tashmë janë në duar të shqiptarëve nga Kosova dhe Shqipëria.

Ky zbulim i madh në trafikun e drogës mbështetet në organizimin e përsosur, i lindur nga trafikimi i heroinës. Në mjediset shqipfolëse, të ngjashme me një mafia, dominojnë lidhjet klanore me kodet e tyre dhe nuk ka ndonjë “Don Corleone”, fuqi e vetëm një personi. Shumë rrjete të vogla bashkëjetojnë. “Ne nuk e kemi të qartë se kush e kontrollon” tha Olivier Guéniat, nga policia zvicerane e antidrogës.

Policia zvicerane ka mbetur e befasuar nga ky politrafik droge. Më 18 janar Brigada e Gjenevës arrestoi tre burra dhe një grua me 20 kg kokainë. Gjatë gjithë vitit te kaluar u konfiskuan 33 kilogramë kokainë.

Sipas ekspertëve të gjithë trafikantët janë shqiptarë dhe kjo tregon se tregu i drogës po ndryshon. Më parë ai ishte shumë i segmentuar. Shqiptarët dhe kosovarët dominonin tregun e heroinës, afrikanët tregun e kokainës, ndërsa kanabisin-zviceranët. Konfiskimet e fundit tregojnë sipas policisë, se skema po ndryshon dhe tregu po dominohet prej shqiptarëve. Gjeneva dhe Zvicra janë vendet e konsumit.

8 tonë pluhur të bardhë konsumohen çdo vit në Zvicër dhe 2 tonë të tjera heroinë. Potenciali i biznesit është i rëndësishëm. Së fundi, për të financuar trafikimin e kokainës, shqiptarët filluan shitjen e kanabisit, i cili në treg kap sasinë rreth 80 tonë në vit. Droga është transportuar në Zvicër nëpërmjet një diaspore të fortë të shpërndarë në vende kyçe.