Transgjinorja që u
dhunua pak ditë më parë është intervistuar nga emisioni “Ftesë në 5.” Anxhela ka treguar tmerrin që ka kaluar, ndërsa rrëfen se ky nuk është rasti i parë që dhunohet pa shkak. Anxhela ka thënë se, teksa po rrinte para Parlamentit, aty ku rri gjithmonë sepse është e pastrehë, disa djem e kanë gjuajtur pas shpine me shkelma. Më pas kanë ardhur dhe tre djem të tjerë dhe kanë filluar ta godasin barbarisht. Ajo rrëfen se nuk u ndihmua nga askush, njerëzit shihnin ndërsa të rinjtë e rrihnin por nuk ndërhynin. Pasi e ka marrë veten, thotë Anxhela u nis për tek organizata. Anxhela thotë se më mirë të kishte vdekur në ato momente. Si pasojë e dhunës poshtërimeve, fyerjeve që Anxhela ka marrë herë pas here, ka tentuar të vrasë veten shumë herë dhe sipas saj tentativa më e fundit ishte para 6 muajsh./K.C/dritare.net