Foto/ Dhunohet barbarisht pjesëtarja e komunitetit LGBTI, në Tiranë

Aleanca LGBTI, ka publikuar disa foto të një anëtareje të komunitetit LGBTI, konkretisht komunitetit transgjinor, në Shqipëri teksa shihet që është dhunuar barbarisht. Aleanca LGBTI thotë se Anxhela, është dhunuar nga disa të rinj në rrugë, ndërsa u bën thirrje autoriteteve ligjzbatuese t’i identifikojnë sa më shpejtë dhe t’i sjellin ata përpara drejtësisë.

“Pamje të rënda!!!

Para pak minutash është sulmuar fizikisht në mes të rrugës Anxhela nga një grup djemsh rreth të njëzetave.

Pjesëtarja e komunitetit transgjinor është përndjekur dhe sulmuar, duke u targetuar për marrjen pjesë në paradën e fundit të lezbikeve në Tiranë.

Në vijim të zbardhjes së ngjarjes, u bëjmë thirrje autoriteteve ligjzbatuese të identifikojnë sa më shpejtë autorët dhe t’i sjellin ata përpara drejtësisë.

Pamjet e mëposhtme janë treguesi më i shëmtuar i realitetit me të cilin komuniteti LGBTI e kryesisht ai transgjinor përballen në Shqipëri.

Ne nuk do të heshtim!”,- shkruan LGBTI./K.C/dritare.net

LEXO DHE :  Unionet e besimtarëve myslimanë në Europë, ndihma për Shqipërinë, Rama: I falënderoj për gjithçka!

Për t’u bërë pjesë e grupit "Dritare.net" mjafton të klikoni: JOIN GROUP