
"Mbretëreshë e kuzhinës"/ Manjola Nallbani tregon dhuratën e bashkëshortit, por zbulon një tjetër talent
E Diel 28 Maj 2017, 17:05
Dritare.net

“Manjola- Queen of the kitchen”, shkruhet në përparëse duke treguar kështu se Manjola nuk është vetëm mbretëreshë në skenë, por edhe një kuzhiniere e zonja.
“Live nga shtepia. Kur burri, të bën dhuratë këtë përparësen e gatimit ku shkruhet- Manjola - Queen of the kitchen☺Hajde motivim hajde! Do e gdhi mbi tenxhere tani, u pa puna”, shkruan ajo ngjitur me foton.
Kujtojmë që bashkëshorti i këngëtares, i quajtur Sokol Tona është një nga gjyqtarët më të respektuar në Gjykatën e Tiranës. Ai ka një karrierë të gjatë në fushën e drejtësisë dhe renditet mes gjyqtarëve më me përvojë. Çifti kanë shumë vite të martuar dhe janë gjithashtu prindër të dy vajzave./dritare.net

















