Marshimi i Vetëvendosjes në Tiranë, Rama: Një lajthitje

“Megjithatë unë e konsideroj një lajthitje në një proces tranzicioni nga opozita në qeverisje, në një vakum ku kam qenë dhe vetë dhe e kam shumë mirë parasysh”-e ka konsideruar Rama marshimin e lajmëruar nga Lëvizja Vetëvendosje në Tiranë, me datën 28 nëntor, në një intervistë për “Tch”

Pyetje: Jam i sigurt zoti kryeministër se ju jeni njohur me lajmin që Vetëvendosja ka hapur një degë të saj edhe në Tiranë. Madje është paralajmëruar dhe një marshim në 28 nëntor me tematikë bashkimin kombëtar. Si e shikoni prezencën e Vetëvendosjes në Shqipëri?

Kryeministri Edi Rama: Së pari njëherë parafytyroni një moment, jo ju, po ta përfytyrojnë qytetarët e Kosovës që një degë e Partisë Socialiste natyrisht me miratim nga kryesia dhe nga unë të bëjë protestë, në ditën e Pavarësisë së Kosovës dhe të thotë “nuk është koha për të festuar është koha për të reflektuar” dhe të bëjë një fletë-rrufe që duket sikur është nxjerrë nga printerat e opozitës me qeverinë e Kosovës, çfarë do të mendonin njerëzit në Kosovë? Çfarë do të ishte kjo, në raport me pretendimin për politikë të jashtme të unifikuar dhe për strategji të përbashkët dhe për bashkëpunim?
Megjithatë unë e konsideroj një lajthitje në një proces tranzicioni nga opozita në qeverisje, në një vakum ku kam qenë dhe vetë dhe e kam shumë mirë parasysh, duhet një farë kohe për të bërë kryeministrin sepse kryeministër zgjidhesh ditën kur të votojnë, por fillon dhe bëhesh jo menjëherë pasi ke hyrë në zyrë.

LEXO DHE :  Thirrje 'Rama ik' gjatë inspektimeve, kryeministri: Ja tani, mos ki merak!

Pyetje: Albin Kurti thotë se politika e jashtme e Shqipërisë dhe e Kosovës duhet të jetë e unifikuar. A pajtoheni me këtë qëndrim?

Kryeministri Edi Rama: Ky nuk është qëndrimi i Albin Kurtit. Kjo është një aksiomë që e ka karakterizuar politikën e jashtme të Shqipërisë dhe Kosovës, denbabaden. E unifikuar ka qenë politika e jashtme e Shqipërisë dhe Kosovës dhe nuk e di për çfarë bëhet fjalë, mbase duhet shpjeguar që politika është strategji dhe taktikë. Përshembull, meqë ra fjala më parë për konsultimin apo për unifikimin. Unë nuk jam pyetur dhe s’kisha pse të pyetesha për vendosjen e tarifës 100%. As nuk kam thënë është e pakonsultuar, as nuk kam thënë pse nuk më pyetët mua, por e kam mbështetur fuqimisht. Ama e kam mbështetur si një veprim që duhet të prodhonte rezultat politik dhe jo si një tarifë ekonomike. E kam thënë që ditën e parë, ky është një vendim politik, është një veprim politik, është një qasje brutale për gjithë ata që e shohin si politikë ekonomike, por tërësisht legjitime për atë që është në të vërtetë. Është politikë e jashtme. Ama, kur erdhi puna që tarifa u kthye në mjet të politikës së brendshme, e rrethoi Kosovën me zhgënjim dhe deri me mospërfillje nga partnerët strategjikë të Kosovës dhe nuk u përdor si një mekanizëm, kur i erdhi momenti të përdorej si mekanizëm, për të hequr vizat për Kosovën. Atëherë pa diskutim që kjo u kthye nga një vënie e pasqyrës përpara botës për një shqetësim të madh të Kosovës, në një litar në këmbët e Kosovës./ I.M-Dritare.net

Për t’u bërë pjesë e grupit "Dritare.net" mjafton të klikoni: JOIN GROUP

1 Koment

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.