Na ndiqni edhe në

Marrëdhënie

Pse janë shtuar divorcet në Shqipëri, pasojat e rënda te gratë dhe fëmijët! Flet sociologu

Pse janë shtuar divorcet në Shqipëri, pasojat e rënda te

Sociologu Gëzim Tushi i ftuar në emisionin Shqip nga Dritan Hila në DritareTV foli për fenomenin e divorcit në Shqipëri. Ai tha se vitet e fundit është rritur ndjeshëm numri i divorceve, duke arritur në prishjen e 35% të martesave. Sociologu renditi pasojat e rënda që ka divorci te gratë dhe sidomos fëmijët.

“Ne nuk ditëm të krijojmë modelin e kalimit nga familja tradicionale në atë moderne. Kjo është gjëja kryesore, të kemi një familje të demokratizuar, jo vetëm patriarkale, me të drejta të barabarta. Burri, gruaja, fëmijët, gjyshërit. Nuk ka më hierarki, por ka njerëz që kanë role dhe kryejnë funksione të caktuara në familja, merren vesh me një sistem komunikimi, mbështesin njëri-tjetrit. Dreqi e mori pritej që kjo familje të ishte një vatër e ngrohtë ku njerëzit jetojnë dhe bashkëjetojnë. Jo ta kthejnë familjen në një motel siç janë bërë disa familje shqiptare, ku i kemi vetëm njerëz që hanë e pinë dhe riprodhohen, por nuk kanë më ata amortizatorët për të lidhur rolin social në shoqëri.

Niveli i dhunës në familje ështe i jashtëzakonshëm. Mjafton të shihni shifrat e divorcit. Ne po i afrohemi nivelit kalifornian, po i afrohemi 35% të divorceve në Shqipëri, një shifër shumë e madhe. Por prishja e martesave ka pasoja të rënda asociale, sidomos te gratë dhe fëmijët.

Një filozof britanik thoshte: Më mirë me prindër të vdekur se të divorcuar. Shiheni se çfarë efekti ka divorci te fëmijët. Fëmija përpiqet të bëhet dubël, të mbajë qëndrime të ndryshme, e humbet personalitetin. Kjo është e rëndësishme. Një pjesë e madhe e grave bien në varfëri nga divorci sepse jo të gjitha janë të punësuara. Çështja e pensionit ushqimor për fëmijët është problematike në Shqipëri. Fëmijët që rriten pa prindër, sidomos në adoleshencë, humbasin kontrollin se nuk kanë autoritetin prindëror.”, thotë sociologu në DritareTV./K.C/dritare.net