Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Makina përplas për vdekje 16-vjeçarin, në Tiranë

Makina përplas për vdekje 16-vjeçarin, në Tiranë
Një aksident me pasojë vdekjen e një të riu ka ndodhur mbrëmjen e sotme në rrugën  Kamëz-Rinas. Policia ka bërë të mundur arrestimin e drejtuesit të mjetit që përplasi adoleshentin.

"Nga Seksioni OPGJ-ve në Komisariatin Rajonal të Policisë Rrugore Tiranë u bë arrestimi  i shtetasit A. H.,25 vjeç, banues në Kamëz.

Arrestimi i tij u bë pasi, në rrugën, me sens lëvizjeje nga Kamza për në rrugën e Rinasit, duke drejtuar mjetin tip “Benz” ka aksidentuar me pasojë vdekjen, çiklistin  shtetasin e mitur O. Ç.,16 vjeç, banues në Domje.

Materialet  i kaluan Prokurorisë  për veprime të mëtejshme.",- njofton policia./K.C/dritare.net