Majko: Vjedhja e votave nuk nisi sot, PD të kthejë kokën pas në vitet 1996

Ministri i Diasporës, Pandeli Majko, i pranishëm në fushatën elektorale për Bashkinë e Tiranës në mbështetje të Erion Veliaj ka komentuar fenomenin e vjedhjes së votave.

Nga Njësinë nr.5, Majko, teksa i drejtohej opozitës, tha se është mirë që të “kthejmë nga njëherë kokën prapa”, për ta kuptuar se kur ka nisur fenomeni i vjedhjes së votave.

Majko ka sjellë në vëmendje zgjedhjet e ’96, duke rikujtuar  se PS mori pjesë në zgjedhje, ndonëse ishin në mëdyshje nëse do t’i ruanin dot votat.

Më pas Majko vlerësoi se Njësia 5 ka pësuar transformimin më të madh në gjithë këto vite tranzicion dhe kjo falë punës së kryer nga kryebashkiaku Veliaj.

Ndaj, theksoi ai, edhe në zgjedhjet e 30 qershorit banorët e kësaj njësie do të votojnë në masë për punën e bërë në lagjet e tyre dhe përmirësimin e kushteve të jetës.

“Kam një falenderim të veçantë për të gjithë ju sot këtu, të cilët përfaqësoni shpirtin e jashtëzakonshëm të Njësisë 5. Por në veçanti për gjithë atë masë të madhe njerëzish të cilët mitingun e vërtetë të Njësisë 5 e bëjnë të kutia e votimit, ditën e votimit, dhe ndaj jam i bindur që në 30 qershor, pa asnjë lloj presioni, të bindur dhe pa frikë ne do të shkojmë të ushtrojmë të drejtën tonë themelore, kushtetuese, të drejtën e votës. Në njësinë 5 ai që ka sy të shikojë, e jo vetëm veshë të dëgjojë, arrin të shohë sesi kanë ndyrshuar gjërat në këto 4 vite. Janë rregullur rrugë, janë transformuar blloqe banimi, ka ndryshuar cilësia e jetës. Dhe ky është thelbi me të cilin duhet të merret politika me popullin e vet. Kjo është dhe mbetet realiteti i vërtetë i ndryshimit të qeverisjes së PS, sepse ajo matet me ndryshimin e cilësisë së jetës. Përpara 4 vitesh, ky park olimpik thuajse nuk ekzistonte. Quhej park, por nuk ishte i tillë. Sot secili që vjen e sheh ndryshim. Prej qeverisjes qendore dhe lokale i kthyem atë që merionte njësisë 5, që nuk e ka braktisur PS as në ditë të vshtira. Ndaj ndihem krenar, bashkë me miqtë dhe shokët që kemi punuar në këto 5 vite. Dhe po kështu komunitetin e Njësisë 5. Ajo që flet vetë është ndryshimi i Njëisë 5. Unë e di që kur shikoni Erioni nëpër njësi i thonë këtu është baza, këtu është zemra, por nuk besoj se ka parë në ndonjë vend, një pjesë marrje si kjo e jona”, tha Majko.

LEXO DHE :  Avokati i njohur: Personat erdhën për Berishën, jo për të vrarë Azem Hajdarin!

Ai ka ftuar të gjithë banorët e kësaj njësie të votojnë në 30 qershor, pasi Bashkia e Tiranës nuk ka qeverisur qytetin vetëm për socialistët, por edhe për demokratët. Sipas tij, Veliaj është kryetar i bashkisë që flet me punë, pasi premtimet e bëra në 2015 sot i ka bërë realitet.

“Ndaj ftesa është që për 30 qershor ejani votoni. E dimë situatën, e dimë traumën, por ky është një vendim i marrë nga ata. Nuk e kemi marrë ne. Ata që kanë kujtesë e dinë se pas zgjedhjve të ’96, në morëm pjesë në zgjedhje, dhe na behej pyetja a do i ruani votat, a do ua vjedhin prapë votën. Është mirë të kthjemë nga njëherë kokën prapa, për ata që tundin shaminë e Dezdemonës. Historia e vjedhjes ë votës nuk ka fillaur këto vite, as historia e të fortëve. Madje po t’i gërvishtës nga pak, karrierën politike nuk e kanë filluar aty. Ndaj në datë 30 i ftojmë të vojnë për këshilltarët tanë, për Erion Vleiaj si një përfaqësues i një komuniteti i cili tha që do e bëj dhe e bëri. Kaq e thjeshtë është sot mënyra e të bërit të politikës. Do e bëj, dhe e bëri”, tha Majko./e.k-Dritare.net

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.