Na ndiqni edhe në

Editorial

LSI në pikën më të ulët/ Andoni: Të gjitha veprimet e Metës janë për të forcuar partinë, mund të bëjë pakt me Ramën!

LSI në pikën më të ulët/ Andoni: Të gjitha
I ftuar në Arena nga Dritan Hila në RTV ORA, analisti Ben Andoni, ka thënë se lëvizjet e Metës janë për të forcuar LSI, pasi sipas tij kjo forcë politike është në pikën e tij më të uëlt.

Andoni: Unë parashikoj që Meta do të largohet vetë nga posti i Presidentit, dhe po bën një lëvizje të paktën të menqur, për të forcuar atë formacion që ai ka në kokë, sepse LSI është në kredencat më të ulëta të saj, sepse është një parti jashtëzakonisht pragmatiste. Gjatë gjithë kësaj kohe Basha do të futet në sistem, ai ka lënë për tu përballur sekretaren, e ka mbështetur lëvizjen e Metës, por asnjëherë nuk flet me një zë të qartë. Nga kjo që shikohet, Basha do të përfitojë nga përplasja shumë e madhe mes Ramës dhe Metës, por harron se që të dy, janë lojtarë më të mirë sesa ai, nuk është e largët dita që...

Hila: Nëse Meta e sheh që Basha nuk i shkon nga pas a mund të bëjë pakt me të majtën?

Andoni: Nuk është çudi, apsolutisht. Kapërcimet që kanë bërë, janë kapërcime gati të jshtëzakonshme.

Hila: Mendon që me dy mars mund të ketë një firmosje të zgjedhjeve të reja?

Andoni: Jo, jo, është e pamundur./ I.M-Dritare.net

https://youtu.be/qzjornVkklc