Na ndiqni edhe në

Editorial

Lisen Bashkurti: Albin Kurti vjen me filozofi idealisti në Shqipëri, gjen filozofi oligarkësh e klanesh

Lisen Bashkurti: Albin Kurti vjen me filozofi idealisti në Shqipëri,
I ftuar në emisionin Arena nga Dritan Hila, diplomati Lisen Bashkurti ka thëën se kreu i Vetëvendosjes Albin Kurti vjen me filozofi idealisti në Shqipëri, gjen filozofi oligarkësh e klanesh.

Bashkurti: Dalja e Albin Kurtit në Shqipëri, mes periudhës së zgjedhjeve dhe formimit të qeverisë ishte e parakohshme dhe e panevojshme. Shyqyr që doli shëndosh, sepse po të hysh në kurthet e mediave shqiptare, del as  rru as qeth, dhe është problem sepse mudn të përkeqësonte aspektet që janë shumë delikate.

Por mesazhi më i bukur që la që ka ngel edhe si metaforë, është se ai tha: “Kur unë vij në Shqipëri, vij në shtetin e Kastriotëve, dhe jo të Kastratit” ky është mesazhi i të gjithë intervistave që la në Shqipëri, që ai vjen me mision dhe me filozofi shumë atdhetare, patriotike dhe shumë dashamirëse, dhe gjen këtu filozofi oligarkësh, klanesh, kurthesh, korrupsionesh./ I.M-Dritare.net

https://youtu.be/KqAQ0vJU880