
Lisa Kujofsa: Prindërit e mi s’kanë dashur që të ndjek rrugën e artit
Dritare.net

Aktorja ka rrëfyer se prindërit e saj nuk kanë dashur që ajo të ndiqte shkollën e arteve, sidomos e ëma.
Lisa tregon se, i ati i saj, aktori i ndjerë Fadil Kujofsa e ka mbështetur për ta realizuar ëndrrën e saj për t’u bërë aktore.
“Kur unë vendosa të hyj në Akademinë e Arteve, mamaja nuk donte. Unë i thashë që po nuk fitova këtë vit, do të konkurroj vitin tjetër. Aty e kuptuan që unë e kisha shumë seriozisht. Duke punuar me babin për të hyrë në akademi, pata një moment kur thosha: “Obobo, unë nuk bëj. Çfarë jam unë, unë jam e paaftë, do të të turpëroj ty. Dhe babai më thotë: “ Ti mendon se po ta dija unë që nuk do të ishe qoftë edhe pak e aftë do të të lejoja të turpëroje vetën dhe mua?” Kjo jo për të thënë se unë jam kaq shumë e mirë, por unë jam (qesh)”,- thotë aktorja./K.C/dritare.net

















