
Përshëndetje Psikologe Enertila! Jam një vajzë e cila bëhem shumë nervoze gjatë ditës,kjo më ndodh edhe pa shkak. Nuk e kuptoj as vetë. Do të doja të mw jepnit ndonjë kwshillw. Ju falënderoj!
Përshëndetje lexuesja jonë! Këta lloj njerëzish të cilët ndihen kështu gjatë gjithë kohës janë njerëz pa paqe. Shumë nuk e kuptojnë se të jetuarit e tyre në nervozizëm të vazhdueshëm është bërë një mënyrë jetese, ka të tjerë që e kuptojmë atë dhe do të donin të ndryshonin. Ata që duan të ndryshojnë kanë mundësinë reale të zgjidhin problemin, nëse duan vërtet. Pika e fillimit për ju është ndërgjegjësimi që në se ka diçka që ju acaron ose ju mërzit ose ju pengon në jetën që po bëni. Kapërceni nervozizmin duke nxitur veten me interesa dhe pasione. Zvogëloni nxitimin i cili mund t’ju bëjë të urreni edhe atë që doni.
Ankohuni dhe kritikoni gjithçka dhe këdo, por më pas mos bëni asgjë konkrete. Është gjithashtu thelbësore që të mos prishni marrëdhëniet dhe të ndihmoni mendjen të gjejë zgjidhje konkrete, në vend që të ndaleni . Shmangia është një mënyrë e shkëlqyer për të qenë më tolerantë nga njëra anë dhe për t’u ndjerë më të qetë nga ana tjetër. Shprehni kundërshtimin tuaj. Ndjenja e nervozizmit të përhershëm mund të shkaktohet edhe nga një lloj censure që ju pengon të shprehni atë që nuk është në rregull me ju. Me pak fjalë, mbajtja dhe durimi çon në shfryrjen e pakënaqësisë diku tjetër. Sa më shumë të arrini të keni një komunikim të rrjedhshëm, aq më pak sherr do të jetë i nevojshëm.
Idealja do të ishte të mund të mos linit asgjë pa folur. Kur është e mundur, raportimi i çdo kundërshtimi në kohën e duhur do të shmangë padurimin. Bezdia brenda vetes nuk është e lehtë për tu kapërcyer kështu që do tu duhet ndoshta pak kohë për ta arritur,ndoshta edhe ndihma e një specialist pasi problemi mund të kanalizohet në problem të tjera me të thella të shëndetit mendor,ndaj paraprakisht kisha vetëm kaq për t’u thënë. Duhet të bëni kujdes në vazhdim. Ju falënderoj e gjithë të mirat!/dritare.net

















