Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

“Letër burrave”, libri që mëson burrat të duan gratë

“Letër burrave”, libri që mëson burrat të duan
Letër burrave është një libër me tregime dhe sprova i botuar së fundmi nga  Lis Bukuroca, shkrimtar nga me të angazhuarit në letërsi. Ndryshe nga herë të tjera, Bukuroca i cili shpesh prek temën e grave dhe pandjeshmërinë ndaj tyre, në këtë libër, autori nga me të lexuarit shqiptarë,  ka zgjedhur t’i drejtohet gjinisë mashkullore.

Libri “Letër burrave” ka si synim të mësojë të rinjtë, burrat dhe pleqtë si të trajtojnë fëmijët me dashuri dhe si t’ju kërkojnë të falur grave të tyre.

Në hyrje të librit autori shkruan:

“Ky libër në rend të parë u rekomandohet për lexim djemve, që nuk janë të martuar, pastaj atyre që janë të martuar dhe kanë akoma fëmijë nën kujdestari, por edhe pleqve. Këtyre të fundit jo pse duhet të mësojnë si duhet trajtuar me dashni familja, por sëpaku të kërkojnë ndjesë për gabimet e tyre, para se të varrosen. Natyrisht se nuk janë të gjithë, por kemi mjaftë që duhet të pendohen. Ata pikësëpari t’ u kërkojnë të falur grave të tyre, që gjalluan, por nuk jetuan kurrë jetën e vet, pastaj edhe bijave, por edhe djemve, që i shndërruan në burra, që nuk mund të kuptojnë gruan”.

Libri sapo është  publikuar dhe e gjeni në Amazon./ E B -dritare.net