Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Ky hotel, mos e beso po deshe, është në Golem

Ky hotel, mos e beso po deshe, është në Golem
Shqiptarët çdo fundjavë kërkojnë një restorant të mirë, bio, të veçantë dhe sidomos të ri. E kërkojnë dhe e gjejnë. Ne, të Dritare.net, i kemi ndihmuar lexuesit të bëjnë zgjedhjen e duhur me infot pikante që ndajmë shpesh, duke ju njohur me shefat më të mirë të kuzhinës. Dhe ia kemi dalë të kthejmë një restorant bosh, si ai i Ismetit në Surrel, në një nga lokalet më të frekuentuara të mishit dhe ushqimit të lirë. Dhe të mendosh që Ismeti është një shef modest kuzhine. Po shef Genti, që na bëri ne të Dritare.net, të ndihemi modestë, me njohjen për ushqimin? Kjo ndodhi pasi degustuam pjatat dhe receta unike të shef Gent Malaveci, në hotel Flower.

Kështu erdhi edhe njohja me hotelin më In të Kavajës. Erdhi nga stomaku, si gjithë dashuritë e qëndrueshme.

Këtë duam t'ju këshillojmë juve që nuk keni shkuar ende. Mos shkoni thjesht për një drekë të diele në Golem.

Shkoni për darkë, madje shkoni pasdite, lini çantën në dhomë dhe drejt e në SPA-në e hotelit. Është më e mira e momentit, edhe pse është falas për klientët.

Kur të hysh në restorant pas masazhit, do jesh gati për koncertin e shijeve, aromave dhe melodive. Ka shumë vende ku kërcehet, ku shërbehet muzikë dhe ushqim, po hotel Flower nuk është një prej tyre, ai është mbi ta.

Nuk të ndodh shpesh të shijosh si aty, ushqimin, verën, muzikën, seksin dhe gjumin, në një hotel, që veç po dole në ballkon, kujtohesh ku je. Sepse nuk ka asgjë më pak se çdo hotel i mirë evropian. Këtë e dinë mirë kosovarët që lënë Prishtinën çdo fundjavë dhe rezervojnë te Flower.

Ndërsa tiranasit vazhdojnë me traditën, ha drekë dhe ik. Dhe nuk e kanë idenë ç’humbasin. E dimë që pas këtij shkrimi, do të dyndeni në rezervime darke. Dhe mirë do bëni. Rezervoni përpara, sepse ju e dini, ai është plot me skandinavë, në këtë kohë./dritare.net