
Në dimër ne i duam supat dhe jemi gjithmonë në kërkim të ideve të reja dhe të lehta për ta bërë këtë pjatë që na ngroh. Prandaj menduam këtë herë t'ju tregojmë një supë shumë të thjeshtë dhe të shijshme me përbërës minimalë, të cilët janë të pranishëm në kuzhinën tonë. Misri është një përbërës që mund ta kemi në bufe, si kanoçe, ose në ngrirje. Pra, përveç 2 kanoçe misër do të kemi nevojë për 60 ml qumësht (qoftë qumësht lope ose qumësht tërshërë) dhe 2 lugë gjalpë (ose një sasi e barabartë vaj ulliri, nëse dëshironi).
Si ta përgatisim!
Kaurdisim misrin në gjalpë. Kokrrat e misrit nuk i përdorim direkt nga kanoçe sepse nuk duam lagështinë që kanë në lëngun ku ruhen. Kështu i kullojmë mirë dhe më pas i kaurdisim në një tigan me gjalpë ose vaj ulliri që të marrin një ngjyrë kafe të çelur.
Misrin e pjekur e vendosim në blender bashkë me qumështin me shpejtësi të lartë, derisa të kemi një supë të trashë. Lëreni supën të ziejë dhe të trashet sa të dëshironi. Shtoni pak erëza dhe krip e piper. Nëse dëshironi, mund të shtoni pak piper të kuq ose paprika për aromë shtesë. Ose dhe pak qepë të njoma të copëtuara. Ju bëftë mirë!/K.C/dritare.net

















