Këtë herë, për ndjekësit e Dritare.net, Edlira Ruzi ka gatuar një recetë që me siguri, sapo ta lexoni, do ta bëni dhe ju.
Pas byrekut me koçkulla, Edlira ka përgatitur biskota me arra, të cilat janë shumë të shijshme dhe të thjeshta për t’u bërë.
Për këtë recetë ju nevojiten:
150 gram arra
40 gram miell
300 gram sheqer
4 të bardha vezësh
Përgatitja:
Marrim të bardhat e vezëve dhe i rrahim me mikser. Më pas shtojmë sheqerin dhe masën e vendosim në bano maria, dhe e trazojmë derisa sheqeri të tretet. Ndërkohë shtojmë dhe arrat. Pasi të bëhet marenge e hedhim në tave me lugë. Biskotat duhet të piqen në temperaturë 150 gradë. Ju bëfshin mirë!/E.B-dritare.net