Na ndiqni edhe në

Kuzhinë

Byrek me koçkulla për drekë, me Edlirën!

Byrek me koçkulla për drekë, me Edlirën!

Sot, Edlira ka gatuar një byrek me një produkt që ju ndoshta kurrë nuk e keni dëgjuar apo provuar.

Byrek me koçkulla për drekë, me Edlirën!

Për drekë, ka përgatitur byrek me koçkulla. Koçkulla është një bishtajore që kultivohet dhe njihet në disa zona të shqipërisë si zona e Skraparit, dhe fshatrat e Përmetit.

Koçkullat janë shumë të pasura me proteina dhe niseshte. Gjithashtu përmban sasi të larta kalçiumi dhe fosfori, ashtu si edhe vitamina B dhe Polifenol, që e bën të mundësojë një aktivitet perfekt antioksidues.

Byrek me koçkulla për drekë, me Edlirën!

Përbërësit:

Petë të pjekura byreku

Koçkulla

1 qepë

Vaj ulliri

Kripë

Pak erëza trumz

Përgatitja:

Në një tenxhere vendosim koçkullat dhe i lëmë të ziejnë, ndërkohë në tigan hedhim vaj ulliri dhe skuqim një qepë. Pasi koçkullat të jenë zier, hedhim kripën dhe shtojmë qepën e skuqur. Më pas i shtojmë erëzat trumz. E trazojmë dhe masën e përdorim për petët e byrekut, të cilat ose i përgatisni vete ose i merrni të gatshme. Mos harroni që njëherë në disa peta të hidhni vaj ulliri. Sapo të jetë gati, piqeni në furrë në temperaturë jo shumë të lartë. Ju bëftë mirë!/E.B-dritare.net