Na ndiqni edhe në

Kuzhinë

Si të përgatisni krostatën e Krishtlindjes në shtëpi!

Si të përgatisni krostatën e Krishtlindjes në shtëpi!

Dritare TV ju tregon recetën e krostatës së krishtlindjeve për ta përgatitur sot në familjet tuaja.

Përbërësit:

500g miell

200g sheqer

200g gjalp

3 vezë

Reçel lyleshtyrdhe

1 portokall

Përgatitja

Si fillim hedhim miellin. Gjalpin e coptojmë dhe nuk duhet të jetë i ngurtë. Më pas hedhim sheqerin dhe e punojmë masën me dorë. Masa punohet deri sa krijohet në trajtën e rërës së shkrifët. Më pas hedhim 3 vezët. Grijmë lëkurën e portokallit. Brumi nis të lidhet dhe ndryshon ngjyrën. Pasi brumi merr ngjyrën e vezës brumin e vendosim në frigorifer për gjysëm ore. Për ta hapur brumin e vendosim mes dy letra furri dhe e hapim. Brumin e hapur e vendosim në tavën e krostatës, atje ku do të piqet. Heqim tepricën e brumit rreth krostatës dhe më pas fushën e mbushim me reçel. Me brumin e mbetur vendosim format mbi shtresën e reçelit. E vendosim në furrë në 180 gradë dhe e lëm deri sa ëmbëlsira të marrë ngjyrë./dritare.net