Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Kuvendi miraton 7 ligjet e reformës në drejtësi, ja sa vota ka mazhoranca!

Kuvendi miraton 7 ligjet e reformës në drejtësi, ja sa vota ka
Kuvendi ka votuar sot projektligjet e rendit të ditës, ku mazhoranca i ka kaluar 84 votat. Kjo pasi  deputetet e PS-LSI-PDIU kane miratuar 7 nga 27 projektligjet e Reformës në Drejtësi që kërkonin shumicë të cilësuar.

Ligjet e paketes se reformes u votuan dhe nga Ben Blushi dhe Mimoza Hafizi, deputetet e partise se re LIBRA.

7 projektligjet e reformës që u miratuan:

“Për mbrojtjen e dëshmitarëve dhe bashkëpunëtorëve të drejtësisë” 86 vota pro

“Kodi i Procedurës Penale i Republikës së Shqipërisë”88 vota pro “Kodi Penal i Republikës së Shqipërisë” 88 vota pro

“Kodi i Drejtësisë për të Mitur” 88 vota pro

“Kodi i Procedurës Civile të Republikës së Shqipërisë” 87 vota pro

“Ligji për organizimin dhe funksionimin e gjykatave administrative dhe gjykimin e mosmarrëveshjeve administrative” 88 vota pro

“Për organizimin dhe funksionimin e Ministrisë së Drejtësisë”86 vota pro

Projektligjet e tjera që u miratuan:

Projektligji për fshirjen e Detyrimeve Tatimore 86 pro 2 kundër Projektligji për lirimin e frekuencave dixhitale 86 pro Projektligji

“Për nëpunësin civil të ndryshuar” 87 vota pro