Na ndiqni edhe në

Kuriozitete

Punëtorët kanë frikë se do humbasin punën, për shkak të inteligjencës artificiale

Punëtorët kanë frikë se do humbasin punën, për

Nga BBC

Shumë punëtorë shqetësohen se Inteligjenca Artificiale do t’u marrë punën.
Claire ka punuar si PR në një firmë të madhe konsulence, me qendër në Londër, për gjashtë vjet. 34-vjeçarja kënaqet me punën e saj dhe fiton një rrogë komode, por gjashtë muajt e fundit, ajo ka filluar të ndihet e shqetësuar për të ardhmen e karrierës së saj. Arsyeja: inteligjenca artificiale.

"Unë nuk mendoj se cilësia e punës që po prodhoj mund të përputhet me punën e një makine. Por në të njëjtën kohë, jam e habitur se sa shpejt ChatGPT është bërë kaq i sofistikuar. Jepini disa vite të tjera dhe unë mund të imagjinoj absolutisht një botë në të cilën një robot bën punën time po aq mirë sa unë. E urrej ta mendoj se çfarë do të thotë kjo për punën time.”
Kohët e fundit, ndërsa janë përhapur titujt për robotët që vjedhin vendet e punës dhe ndërsa mjetet gjeneruese të inteligjencës artificiale si ChatGPT janë bërë më të aksesueshme, disa punëtorë raportojnë se kanë filluar të ndjehen të shqetësuar për të ardhmen e tyre dhe nëse aftësitë që ata kanë do të jenë të rëndësishme për tregun e punës në vitet në vijim, përcjell dritare.net

Punëtorët kanë frikë se do humbasin punën, për

Në mars, Goldman Sachs publikoi një raport që tregon se Inteligjenca Artificiale mund të zëvendësojë 300 milionë vende pune me kohë të plotë. Vitin e kaluar, sondazhi vjetor global i fuqisë punëtore të PwC tregoi se pothuajse një e treta e të anketuarve thanë se ishin të shqetësuar për mundësinë që roli i tyre të zëvendësohej nga teknologjia në tre vjet.

Trajnerët e karrierës dhe ekspertët e Burimeve Njerëzore thonë se një pjesë e ankthit të punonjësve mund të justifikohet dhe punonjësit duhet të fokusohen tk ajo që ata mund të kontrollojnë. Në vend që të kenë panik për humbjen e mundshme të punës, ata duhet të investojnë në të mësuarit se si të punojnë së bashku me teknologjinë. Nëse e trajtojnë atë si një burim dhe jo një kërcënim, shtojnë ekspertët, ata do ta bëjnë veten më të vlefshëm për punëdhënësit dhe do të ndihen më pak të shqetësuar.

Për disa njerëz, mjetet gjeneruese të inteligjencës artificiale duken sikur kanë ardhur shpejt. ChatGPT i OpenAI shpërtheu në dukje brenda natës dhe gara e inteligjencës artificiale po rritet çdo ditë e më shumë, duke krijuar pasiguri të vazhdueshme për punëtorët.

Carolyn Montrose, një trajnere karriere dhe pedagoge në Universitetin Columbia në Nju-Jork, pranon se ritmi i inovacionit teknologjik dhe ndryshimi mund të jetë i frikshëm. “Është normale të ndjesh ankth për ndikimin e inteligjencës artificiale, sepse evolucioni i saj është i rrjedhshëm dhe ka shumë faktorë të panjohur aplikimi,” thotë ajo.

Por sado shqetësuese që është teknologjia e re, ajo thotë se punëtorët nuk duhet domosdoshmërish të ndiejnë frikë ekzistenciale. Njerëzit kanë fuqinë të marrin vendimet e tyre për sa shqetësohen: ata ose mund të "zgjedhin të ndihen të shqetësuar për inteligjencën artificiale, ose të fuqizohen për të mësuar rreth saj dhe për ta përdorur atë në avantazhin e tyre"./K.C/dritare.net