
Kostumet e "Succession" bënë bujë në internet për sekretet e stilit të super të pasurve. Por ndoshta nuk ka ndonjë sekret apo një trend aktual, shkruan gazetarja amerikane Amanda Mull.
Termat stealth Wealth (që në shqip fjalë për fjalë përkthehet “pasuri e fshehtë- të pasur të fshehtë") dhe quite luxury (shqip: luks modest) përshkruajnë një mënyrë të veçantë të veshjes që thuhet se favorizohet nga të pasurit brez pas brezi.
“Copa dhe prerjet janë të patëmeta, ngjyrat janë neutrale dhe rezulati i veshjes është delikat dhe pa logo.” shkruan Mull. “Brandet luksoze të trikove si Loro Piana dhe Brunello Cucinelli janë përshtatur me konceptet e të pasurve të thjeshtë, siç janë veshjet nga Zegna dhe Tom Ford dhe veshjet minimaliste, por të një niveli të lartë nga The Row dhe Max Mara. Këto, supozohet se janë veshje për njerëzit e thjeshtë.”
Koncepti është përhapur në mediat sociale, si stealth wealth që ka më shumë se 1 miliard shikime në TikTok sipas Hypebeast.
Por a është stelath wealth një trend i vërtetë? Kritikët e modës kanë vënë në dukje se njerëzit e pasur vishen më pak uniformë sesa pranojnë termat e etikës së veshjes. "Njerëzit e magjepsur nga stealth wealth janë ata që ndodhen shumë larg këtij koncepti. Pjesa dominuese e përdoruesve të TikTok është pikërisht në pikën e jetës, ku të mësuarit se si funksionon statusi në botën e më të rriturve bëhet shumë i rëndësishëm. Ata po mendojnë të shkojnë në kolegj ose të përballen me botën profesionale dhe prezantimi i vetes para njerëzve është më shumë një lojë e stilit të të veshurit.”
Në këtë mënyrë, stealth wealth është më shumë një trend imagjinar, se çdo gjë tjetër. Një ide e një tendence të frymëzuar nga një nocion i gabuar, i stilizuar se si të pasurit e jetojnë jetën e tyre magjepsëse./K.C/dritare.bet

















