Na ndiqni edhe në

Kuriozitete

Nga Nike te Nutella/ Emrat e kompanive të famshme i kemi shqiptuar gabim gjithë jetën!

Nga Nike te Nutella/ Emrat e kompanive të famshme i kemi shqiptuar gabim

Emrat e kompanive globale shpesh anglizohen ose amerikanizohen deri në pikën ku nuk njihen, por markat mund të kenë disa përfitime nëse emrat e tyre shqiptohen saktë. Reklama më e fundit televizive e Hyundai UK fokusohet në mënyrën se si shqiptohet emri i kompanisë dhe nuk është ashtu siç e kanë thënë shumica e njerëzve.
"Hyun-day" thotë personazhi kryesor në reklamë, duke korrigjuar shqiptimin e përdorur zakonisht "Hy-un-dai" në MB.

Nga Nike te Nutella/ Emrat e kompanive të famshme i kemi shqiptuar gabim
Pra, kështu shqiptohet emri i gjigantit të prodhimit të makinave të Koresë së Jugut, por çfarë ndodh me kompanitë e tjera globale?
Adidas: addy-dass
"Adidas" është një shkurtim i emrit të themeluesit të saj Adolf "Adi" Dassler. Kompania lindi nga një grindje midis Adolf dhe vëllait të tij Rudolf, i cili themeloi kompaninë Puma. Shqiptohet me theks në rrokjen e parë.

Nga Nike te Nutella/ Emrat e kompanive të famshme i kemi shqiptuar gabim
Allianz: el-ee-anz
"Allianz" është fjala gjermane për termin "aleancë".
Bvlgari: bool
Bvlgari përdor alfabetin latin në drejtshkrimin e tij, që do të thotë se shqiptimi është sikur shkronja e dytë të ishte një "u". Theksi vihet edhe në rrokjen e parë të fjalës, ndryshe nga shqiptimi tipik italian që nxjerr në pah rrokjen e dytë. Argjendari grek Sotirios Voulgaris themeloi Bvlgari në Romë në 1884-ën, përcjell dritare.net
Dr Oetker: doktor ert-ker
Kjo kompani ushqimore gjermane u emërua pas themeluesit të saj Dr August Oetker në 1981-shin dhe është ende në pronësi të kësaj familjeje.
Fjällräven: fi-ell rair-ven
Fjällräven është suedisht për termin "dhelpra arktike", e cila shpjegon pse kafsha gjendet në produktet e kompanisë.
Givenchy: zhee-vahn-shee
Givenchy u themelua në Francë në vitin 1952 nga Hubert de Givenchy dhe hyri nën ombrellën e gjigantit luksoz LVMH në 1988-ën. LVMH u bë kompania e parë në Evropë që arriti një kapitalizim tregu prej 400 miliardë eurosh më 17 janar.
Hermès: air-mess
Ky stilist francez është emëruar pas themeluesit të tij, Thierry Hermès. Nuk shqiptohet si lajmëtari grek i lashtë i perëndive, Hermes, ndryshe nga kompania e dërgesave në Mbretërinë e Bashkuar me drejtshkrim të ngjashëm.

Huawei: hwaa-way
Themeluesi i Huawei, Ren Zhengfei thuhet se doli me emrin e kompanisë pasi pa frazën "zhonghua youwei", e cila përafërsisht përkthehet si "Kina ka premtuar", të shkruar në një mur.
Hublot: ooh-blow
"Hublot" në frëngjisht përkthehet si "porthole", e cila pasqyron formën e kornizës së orëve Hublot.
Ikea: ee-kay-ah
Fjala "Ikea" përbëhet nga inicialet e themeluesit Ingavar Kamprad, ferma në të cilën ai u rrit, Elmtaryd dhe fshati aty pranë Agunnaryd.
Lancôme: lahn-cohm
Besohet gjerësisht se emri "Lancôme" është frymëzuar nga rrënojat e një kështjelle franceze, Le Château de Lancosme. Logoja e kompanisë, një trëndafil, pasqyron lulet që rriten në rajon.
Moët & Chandon: mow-et ey shon-don
Ndryshe nga shqiptimi tipik francez, ka një tingull të fortë "T" në fund të "Moët". Themeluesi i prodhuesit më të madh të shampanjës në botë, Claude Moët, ishte me origjinë holandeze, gjë që shpjegon shqiptimin e parregullt.
Nike: nai-key
CEO i Nike, Phillip Knight, konfirmoi shqiptimin zyrtar të markës së veshjeve sportive në një letër në vitin 2014, pasi dy fansa i kërkuan të saktësonte drejtshkrimin fonetik të fjalës. Emri i kompanisë u frymëzua nga Nike, perëndesha greke e fitores.

Nga Nike te Nutella/ Emrat e kompanive të famshme i kemi shqiptuar gabim
Nutella: new-tell-uh
Nutella njoftoi shqiptimin zyrtar një vit pas Nike, kur marka përfshiu një drejtshkrim fonetik në FAQ e faqes së saj të internetit. Fjala është një kombinim i "nut" (arrë) dhe prapashtesës latine "ella", që do të thotë e ëmbël.
Porsche: por-sha
Britanikët zakonisht injorojnë "e" kur thonë "Porsche", ndërsa amerikanët priren të shqiptojnë emrin e prodhuesit të makinave luksoze siç e kishte menduar themeluesi i saj gjerman, me një "e" të theksuar. Porsche mban emrin e themeluesit të saj, Ferdinand Porsche.
Tag Heuer: tah-g hoy-ah
Pavarësisht nga emri i këtij prodhuesi orësh që ndjek rregullat e shqiptimit gjerman, "Tag" qëndron për Techniques d'Avant Garde, që është frëngjisht për "teknikat e Avant Gardës". Heuer është mbiemri i themeluesit të kompanisë, Edouard Heuer.
Volkswagen: folks-vaa-gen
"Volkswagen" përkthehet nga gjermanishtja në "makinë e popullit", që pasqyron qëllimin e kompanisë për të qenë një makinë që përdoret përditë nga populli./K.C/dritare.net