
Nesër nis Muaji i shenjtë i Ramazanit, ja kalendari i agjërimit!
Dritare.net
Muaji i shenjtë i Ramazanit do të nisë orët e para të së enjtes. Agjërimi para lindjes së diellit deri në perëndim të diellit zgjat 12 deri në 18 orë, në varësi të vendit ku ndodheni në botë. Myslimanët besojnë se Ramazani është muaji kur vargjet e para të librit të shenjtë të Kuranit iu shpallën Profetit Muhamed më shumë se 1400 vjet më parë. Agjërimi përfshin abstenim nga ngrënia, pirja, pirja e duhanit dhe marrëdhëniet seksuale gjatë orëve të ditës për të arritur një "takva" ose vetëdije më të madhe për Zotin.
Ramazani fillon çdo vit 10 deri në 12 ditë më herët. Kjo për shkak se kalendari islamik bazohet në kalendarin hënor të Hixhrit me muaj që janë 29 ose 30 ditë. Këtë vit dita e parë e agjërimit në Mekë është 23 marsi. Më poshtë ju sjellim kalendari i Ramazanit 2023 për Tiranën, Prishtinën dhe Shkupin./K.C/dritare.net

















