Na ndiqni edhe në

Kuriozitete

Më thuaj çfarë forme fytyre ke, të të them modelin e flokëve që të përshtatet!

Më thuaj çfarë forme fytyre ke, të të them modelin e


“Çfarë modeli t’i pres flokët?” Kjo është pyetja standarde që bën çdo parukier, e cila na streson gjithmonë. Jo pyetja, por fakti që ndonjëherë nuk e dimë cili model na shkon më shumë. Mbase sepse është mjaft e vështirë të përcaktosh se çfarë modeli flokësh duket mirë në formën e fytyrës suaj.

Herën tjetër kur të uleni në karrigen e parukierit, do të dini saktësisht se çfarë të thoni!

Para se të zgjidhni një model të ri flokësh, është e rëndësishme të përcaktoni se çfarë forme fytyre keni. Për shembull, mund të keni një fytyrë të rrumbullakët, në formë zemre, ovale ose katrore. Dhe nëse nuk e dini çfarë formë e keni fytyrën pyesni parukierin tuaj, ata janë të trajnuar të japin këshilla për këtë.

Më thuaj çfarë forme fytyre ke, të të them modelin e

Fytyrë e rrumbullakët

Keni një fytyrë të rrumbullakët dhe nuk doni ta theksoni këtë? Atëherë është mirë që flokët tuaj të drejtë ose kaçurrele t’i lëshoni anës fytyrës. Në përgjithësi, flokët e gjatë janë super për fytyrat e rrumbullakëta. Është më mirë që ta shmangni vëllimin e tepërt rreth veshëve tuaj dhe ta dini që një model i prerë i flokëve deri te veshi, nuk ju shkon, pasi do ta tregojë fytyrën tuaj edhe më të rrumbullakët.

Më thuaj çfarë forme fytyre ke, të të them modelin e


Fytyrë në formë zemre

Njerëzit me një fytyrë në formë zemre shpesh kanë mollëza, një ballë të gjerë dhe një mjekër të ngushtë. E keni edhe ju këtë formë? Atëherë jeni me fat, sepse shumë modele i shkojnë kësaj fytyre. Mund të provoni të prisni balluke, apo t’i prisni pas kokës flokët, çdo lloj modeli do t’ju shkonte.

Më thuaj çfarë forme fytyre ke, të të them modelin e

Fytyrë ovale

Ashtu si fytyra në formë zemre, shumë modele i përshtaten edhe asaj ovale. Vajzat me këtë formë fytyre, zakonisht kanë fije floku që është pak e rrumbullakosur dhe nofullat e tyre janë pak më të ngushta. Flokët me gjatësi të mesme duken supermirë në një fytyrë ovale, ose me baluke dhe pak onde. Bëni mirë të mos i prisni pas kokës sepse nuk ju shkojnë shumë.

Më thuaj çfarë forme fytyre ke, të të them modelin e

Fytyrë katrore

Karakteristikë e fytyrës katrore është se kanë një vijë nofulle këndore. Për të rregulluar këtë formë është mirë që të lëshoni balluke. Sigurohuni që flokët t’i keni rreth fytyrës. Nëse doni një model flokësh me shumë vëllim, sigurohuni që linja e gjerë e nofullave të jetë më pak e dukshme./K.C/dritare.net