
Magjia e qumështit të kokosit, për fytyrën, trupin dhe flokët
Dritare.net
Qumështi i kokosit është si një krem natyral për flokët. Miksojeni në mënyrë të barabartë me qumësht dhe shampo dhe mbajeni për 15 minuta në flokë, pastaj lajeni kokën. Bëjeni këtë proces 3-4 herë në javë dhe rezultati do të jetë fantastik.
Qumështi i kokosit ndihmon në parandalimin e rrudhave. Përmbajtja e vitaminës C ndihmon në mbajtjen e freskisë të lëkurës. Vendosni qumësht në fytyrë dhe mbajeni për 15 minuta. Pastaj lajeni me ujë të ftohtë. Lëkura juaj do të bëhet më e butë.
Qumësht kokosit hidraton lëkurën e thatë. Vitamina C që përmban, ndihmon në freskimin e lëkurës. Përdorni vazhdimisht duke lyer duart.
Problemi më i madh që kanë vajzat sot, është rënia e flokëve. Por mos u shqetësoni më, sepse duke përdorur qumësht kokosi, juve jo vetëm do parandaloni rënien e flokëve, por flokët tuaj do të trashen. Aplikojeni në flokë dhe lëreni disa orë. Pasi të lajini flokët, lërini të thahen në mënyrë natyrale./K.C/dritare.net

















