Na ndiqni edhe në

Kuriozitete

Historia unike e Enzo Maiorca-s që shpëtoi një delfin nga kurthi i njerëzve!

Historia unike e Enzo Maiorca-s që shpëtoi një delfin nga kurthi

Enzo Maiorca i zhytur në detin e ngrohtë të Sirakuzës po fliste me vajzën e tij Rossana e cila ishte në varkë gati për t'u zhytur, kur befas ndjeu një goditje të lehtë nga pas, u kthye dhe pa një delfin. Ai e kuptoi menjëherë se delfini nuk donte të luante, por të shprehte diçka tjetër. Në fakt, delfini u largua dhe Mallorca notoi pas tij. Pastaj delfini u zhyt dhe Enzo po ashtu. Në rreth 12 metra thellësi, ishte një delfin tjetër i kapur në rrjetën e një peshku shpatë të braktisur. Mallorca doli shpejt dhe thirri me zë të lartë vajzën e tij që t'i bashkohej me dy thikat e zhytjes që ishin në varkë.

Në vetëm pak minuta dy zhytësit ekspertë arritën të çlirojnë delfinin e kapur në rrjetë, i cili kur doli nga rrjeta duke lëshuar një britmë thuajse “njerëzore”, siç e përshkroi Mallorca, arriti të marrë frymë. (Një delfin mund të qëndrojë nën ujë jo më shumë se 10 minuta, pas së cilës mbytet.)

Historia unike e Enzo Maiorca-s që shpëtoi një delfin nga kurthi

Delfini i shpëtuar ishte pak i shtangur dhe vëzhgohej vazhdimisht nga Enzo, Rossana dhe delfini tjetër. Pastaj ndihej më mirë dhe në atë çast ndodhi një befasi. Pak kohë më pas ajo lindi një bebe delfin.

Nëna dhe i vogli i saj u larguan, ndërsa delfini mashkull ecte rreth dy njerëzve dhe u ndal për një moment para Enzo Maiorca, i dha një trokitje të lehtë, sikur të ishte një puthje në faqe në shenjë mirënjohjeje dhe më pas u largua.

Kjo histori e mrekullueshme emocionoi të gjithë të pranishmit që u ngritën në këmbë për duartrokitje të gjata dhe të ngrohta. Enzo Maiorca e mbylli fjalën e tij duke thënë se: "Derisa njeriu të mësojë të respektojë dhe të dialogojë me botën e kafshëve, ai kurrë nuk do të jetë në gjendje të dijë rolin e tij të vërtetë në këtë Tokë.”/K.C/dritare.net