Na ndiqni edhe në

Kuriozitete

Dialog i babait me djalin 4-vjeç!

Dialog i babait me djalin 4-vjeç!

Nga Lira Gjika

Babi mos e prek mamin

Po është gruaja ime dhe ne të dy përqafohemi dhe puthemi.

Jo ajo është e imja, unë do të martohem me mamin.

E di që e do shumë mamin dhe të kuptoj që mërzitesh pasi dhe mua kështu më ka ndodhur, kur shihja prindët e mi që rrinin bashkë. Doja që mami im, gjyshja jote të më donte vetëm mua, por nëna dhe gjyshi, pra babi dhe mami im, më treguan dhe mësuan, që fëmijët nuk martohen dot me prindërit e tyre. Madje edhe gjallesat e tjera nuk martohen brënda familjes e jo më njeriu. E kuptoj që u mërzite po kështu rritemi duke mësuar se kush janë rregullat e jetës tone që të bëhemi njerëz të zot e të mirë.

Po mua Ola, shoqja ime, më tha që do të martohet me babin?

As Ola nuk mund të martohet me babin e saj, njësoj si ti që nuk martohesh dot me mamin. Ju jeni duke u rritur dhe bashkë me ju, rritet edhe truri, mëndja dhe shpirti juaj. Kur të jeni rritur do të njihni njerëz të tjerë dhe do të gjeni njeriun që do të doni e besoni, si unë me mamin apo mami me babin e Olës. Tani është koha që të rritjeni dhe jo e martesës.

Po unë e dua shumë mamin

Po zemër edhe mami të do shumë si djalin e saj që të ka. Këtë bisedë do ta bëjmë përsëri.

Po babi se dhe unë dua të dëgjoj nga këto biseda./ dritare.net