Na ndiqni edhe në

Kuriozitete

10 zakonet që e dëmtojnë marrëdhënien në çift dhe mënyrat si t’i ndreqni!

10 zakonet që e dëmtojnë marrëdhënien në

Janë disa gjëra që në vend ta përmirësojnë një lidhje, e dëmtojnë. Ju mbase mendoni se është mirë, por në fakt jo. Dritare.net ju sjell disa zakone të përditshme që e prishin lidhjen tuaj.

1. Ju e krahasoni partnerin tuaj me të tjerët. Mundohuni të përqendroheni te cilësitë tërheqëse të partnerit dhe jo të metat.

10 zakonet që e dëmtojnë marrëdhënien në

2. Ju bëni gjithçka së bashku. Edhe pse bërja e aktiviteteve të ndryshme së bashku e afron një çift, gjithçka ka të bëjë me ekuilibrin. Në fakt, ekspertët këshillojnë çiftet të marrin pak kohë për veten për të bërë ato gjëra që duan ose thjesht të pushojnë.

10 zakonet që e dëmtojnë marrëdhënien në

3. Xhelozia ka një efekt helmues në një marrëdhënie. Dhe të mendosh se vjen nga dashuria për partnerin, duke e justifikuar veten, nuk është mirë. Xhelozia jo vetëm që do ta bëjë partnerin të mendojë se nuk i besoni dhe dëshironi ta kontrolloni, por gjithashtu do t’ju ​​bëjë të vuani.

10 zakonet që e dëmtojnë marrëdhënien në

4. Mundohesh të jesh perfekt. Ju nuk keni nevojë të jeni perfektë për të pasur një marrëdhënie të lumtur dhe të sigurt. Përqendrohuni te vetja dhe komoditeti juaj, në mënyrë që të bëheni një version më i mirë i vetvetes.

10 zakonet që e dëmtojnë marrëdhënien në

5. Kur nuk jemi të sigurt në vetvete, ne presim miratimin e partnerit tonë. Por kjo nuk është e mirë për marrëdhënien tuaj. Psikologët thonë se vetëbesimi është një cilësi tërheqëse që do ta bëjë partnerin të dëshirojë të jetë më afër jush.

10 zakonet që e dëmtojnë marrëdhënien në

6. Ju bëni kompromis të tepërt. Është e shëndetshme që çiftet të mos i shmangin mosmarrëveshjet. Në vend që të bëni kompromis për të shmangur një konflikt, ju duhet të shpreheni për gjërat që ju shqetësojnë pa frikë nga hakmarrja.

10 zakonet që e dëmtojnë marrëdhënien në

7. Ju e kaloni tërë kohën duke parë TV para se të shkoni në shtrat. Siç tregojnë studimet, edhe një orë shtesë para TV mund ta dëmtojë shumë intimitetin midis çifteve.

10 zakonet që e dëmtojnë marrëdhënien në

8. Ju përpiqeni të zgjidhni problemet e partnerit/es. Edhe nëse e dini si ta zgjidhni një problem për partnerin/en, kjo mund të mos jetë gjëja që ata kanë nevojë për momentin. Siç thonë psikologët, edhe mbështetja emocionale edhe ndihma praktike janë shumë të rëndësishme.

10 zakonet që e dëmtojnë marrëdhënien në

9. Ju nuk hani një vakt së bashku. Studimet thonë se çiftet që hanë së bashku janë shumë më të lumtur në marrëdhënien e tyre.

10 zakonet që e dëmtojnë marrëdhënien në

10. Ju prisni që partneri/ja të tregojë dashuri, por ju duhet të bëni vetë të njëjtën gjë. Të dy në çift duhet të dhuroni dashuri, jo vetëm të merrni./K.C/dritare.net

10 zakonet që e dëmtojnë marrëdhënien në