Kryeministri Rama me presidentin turk Erdogan në Ankara
Dritare.net
Fotoja e Ditës | Rama në Ankara për Samitin e NATO-s, publikon pamje me Presidentin Erdoğan
Kryeministri Edi Rama ndodhet në Turqi, ku po merr pjesë në Samitin e NATO-s, i cili zhvillohet për dy ditë radhazi, më 7 dhe 8 korrik, në Ankara.
Kreu i qeverisë, i shoqëruar nga bashkëshortja e tij, Linda Rama, u prit zyrtarisht nga Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, dhe bashkëshortja e tij.
Gjatë qëndrimit në Ankara, Kryeministri Rama pritet të zhvillojë një takim me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Mark Rutte, si dhe të marrë pjesë në sesionin e punimeve me liderët e vendeve aleate.
Në rrjetet sociale, Rama publikoi një foto krah Presidentit Erdoğan, e cila është kthyer në “Fotografinë e Ditës”, duke pasqyruar momentin e pritjes zyrtare në kuadër të samitit./K.C/dritare.net