
Një servis makinash është përfshirë nga flakët në Vlorë dhe për pasojë është djegur edhe një banesë. Zjarri është në përmasa të mëdha prandaj rrezikohen edhe banesat përreth.
Fatmirësisht nuk ka të lënduar, vetëm dëme materiale. Paraprakisht dyshohet se shkak i zjarrit është bërë një shkëndijë elektrike. Forca të shumta të zjarrfikëses ndodhen në vendin në ngjarjes dhe po mundohen të shuajnë zjarrin./K.C/dritare.net

















