Na ndiqni edhe në

Kronikë

Vrasja e shqiptarit në Mykonos/ Rrëfehet autori: Isha i dehur, m’u errësuan sytë dhe e vrava!

Vrasja e shqiptarit në Mykonos/ Rrëfehet autori: Isha i dehur,

33-vjeçari nga Mykonosi që vrau 34-vjeçarin shqiptar Visar Dakrama në orët e para të së hënës me armë gjahu pas një debati që patën në një lokal në ishull, e kaloi natën në ambientet e paraburgimit të Mykonos. Pritet që sot të transferohet në Athinë, për të dalë para gjykatësve ku pritet të marrë një afat të caktuar për të kërkuar falje.


Sipas informacioneve të protothema.gr autori i vrasjes pretendon se ka qenë i dehur, dhe për pasojë në momentin që është përplasur me 34-vjeçarin i janë errësuar sytë dhe e ka vrarë. Ai shpreh keqardhje për aktin që kreu duke shpresuar se do të trajtohet me butësi nga autoritetet gjyqësore.

Vrasja e shqiptarit në Mykonos/ Rrëfehet autori: Isha i dehur,
Persona të afërt me autorin 33-vjeçar thonë se ky nuk është një krim pasioni. “Vajza për të cilën ka nisur konflikti, nuk ka lidhje dashurie me Thanasis. Ai tjetri e ofendoi këtë vajzë dhe më pas të dy përfunduan duke u zënë. Nën efektin e pijes gjërat morën një rrjedhë të pakëndshme.”, thotë një person, informon dritare.net Persona të afërt të 34-vjeçarit shqiptar tregojnë se babai i viktimës është polic në Shqipëri, ndërsa vëllai i tij jeton në Angli. Për shumë vite, viktima punonte në ishull si elektricist. Në të njëjtën kohë 34-vjeçari kishte ndërtuar një shtëpi luksoze në Chora, të cilën ua jepte me qira turistëve përmes platformës booking.com për 800 euro nata gjatë muajve të verës.


Shtëpia që viktima bleu në Ornos i kushtoi 150 mijë euro dhe ishte ëndrra e jetës së tij. Ai arriti ta rinovonte, madje vendosi një pishinë të vogël në tarracën e saj për ta rritur vlerën e pronës në treg dhe për ta dhënë me qira me një çmim më të lartë. Ndërsa autori i krimit është hotelier, pasi familja e tij ka një biznes hotelerie në ishull./K.C/dritare.net