
Vdekja e Brian Spahiut pas ndërhyrjes në dhëmbë, prokuroria kërkon rieskspertim!
Dritare.net

Prokuroria e Tiranës ka kërkuar ekspertim të dytë të rezultateve të autopsisë lidhur me shkaqet e vdekjes së 3-vjeçarit, Brian Spahiu i cili humbi jetën pas një ndërhyrje kirurgjikale në dhëmbë në klinikën e mjekut Roland Xhaxho.
Mësohet se organi i akuzës ka administruar pak kohë më parë autopsinë nga Instituti i Mjekësisë Ligjore, rezultatet e të cilave nuk janë bërë publike Ende nuk dihen arsyet e kësaj kërkese të Prokurorisë për riekspertin por bëhet me dije se rezultatet e reja pritet të dalin javën e ardhshme.
Ndërkohë, prokuroria vijon hetimet për rastin. Dyshohet se shkak mbi vdekjen e të miturit të jetë bërë mbidoza me narkozën gjatë ndërhyrjes, pasi disa orë më vonë Briani shkoi në gjendje të rënduar në Pediatri, ku edhe nuk ia ka dalë t’i mbijetojë pavarësisht kujdesit mjekësor./M.K-dritare.net

















