Na ndiqni edhe në

Kronikë

Rrugët e Shqipërisë lahen me gjak/ Aksident me një viktimë në Korçë 

Rrugët e Shqipërisë lahen me gjak/ Aksident me një

Rrugët e Shqipërisë po lahen në gjak, pasi një tjetër aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme. Një qytetar ka humbur jetën në Korçë, pasi është përplasur për vdekje teksa po ecte në këmbë.
Aksidenti ndodhi në vendin e quajtur Lumalas, ku drejtuesi i automjetit u largua nga vendi i ngjarjes pas aksidentit.

Për 24 në vend kanë ndodhur 4 aksidente, dhe kanë humbur jetën 5 persona. Një ditë më parë një makinë ra nga rrethrrotullimi i Tegut në Tiranë dhe për pasojë humbën jetën drejtuesi i mjetit dhe dy vajza që ishin pasagjere në këtë mjet. Të tre të moshave, 20, 22 dhe 23 vjeç. Shpejtësia u mori jetën tre të rinjve.

Një tjetër aksident i rëndë ndodhi mesditën e sotme në Kavajë. Si pasojë e shpejtësisë, makina e një 33-vjeçareje doli nga rruga, duke i shkaktuar vdekjen.



Pak orë më vonë, një tjetër aksident ndodhi në Shëngjin, fatmirësisht pa viktima. Makina, përplasi një 7-vjeçare afgane, teksa ajo po kalonte rrugën për të shkuar te hoteli, ku qëndronte prej gati 2 vjetësh.


Viktima e 5 shënohet në Korçë, ku një këmbësor përplaset nga makina teksa po ecte në rrugë. Nuk ka ende detaje për këtë aksident.
4 aksidente, për 24 orë, me 5 viktima. Këto shifra janë alarmante. Rrugët po lahen në gjak, sepse shoferët, kryesisht të rinj, i kap adrenalina dhe ecin me shpejtësi, duke rrezikuar jetën e tyre dhe të njerëzve të tjerë, jashtë makinës./K.C/dritare.net