
Kavajë/ Makina del nga rruga për shkak të shpejtësisë, vdes 33-vjeçarja!
E Premte 10 Mars 2023, 13:01
Dritare.net
Një aksident tragjik ka ndodhur në aksin rrugën Kavajë- Rrogozhinë. Burime bëjnë me dije se si pasojë e aksidentit ka gjetur vdekjen një 33-vjeçare. Makina dyshohet se ka dalë nga rruga për shkak të shpejtësisë.
Policia ndodhet në vendngjarje për detaje të tjera dhe zbardhjen e plotë të ngjarjes./A.ZH-dritare.net

















